Trafiku i 700 kg kokainë Ekuador-Greqi-Shqipëri, policia greke zbardh detaje të reja. Vlera e drogës kap shifra marramendëse. Si kryhet transporti

Oct 9, 2019 | 19:24
SHPËRNDAJE

Autoritetet policore greke kanë zbuluar detaje të tjera për sasinë e madhe të kokainës që u kap në Pire, destinacioni i së cilës ishte porti i Durrësit.

screenshot_2_2

Pas analizave të drogës, kokaina rezulton me pastërti në masën e 85%. Sasia totale e drogës së sekuestruar është rreth 700 kg, vlera e të cilës në tregun me pakicë i kalon 10 mln eurot.

E gjitha filloi kur portet në fillim të verës gjetën kontejnerë në portin e Pireut dhe në Selanik të ardhur nga Ekuadori kur përveç bananeve përmbanin edhe sasi të madhe kokaine në sistemin e ftohjes. Fillimisht u sekuestruan 100 kg drogë.

Autoritetet greke njoftuan më pas autoritetet shqiptare se në dy kontejnerë me banane kishte kokainë, të cilat ishin drejtuar për në portin e Durrësit. Megjithatë, policia greke kishte zëvendësuar pakot e kokainës me oriz dhe sheqer.

Në Shqipëri, pas lajmërimit u arrestuan në shtator dy persona të cilët tentuan të marrin pakot me “kokainë” brenda kontejnerëve.

Policia greke bëri me dije pasditen e sotme se po kontaktohet me homologët në Evropë dhe Ekuador për të goditur këtë rrjet kriminal në fushën e narkotikëve.

Faqja greke “Newsit” shkruan se sasia e kokainës që mbërriti në portin e Piruet me një kontejner të mbushur me banane u zbulua rastësisht kur u thirr një mekanik për të mekanizmin e ftohjes së kontejnerit në mënyrë që bananet të mos dëmtohen.

Që prej atëherë, hetimet u zgjeruan duke shpalosur rast pas rasti trafikun, por ende “koka” e tij.

Përfundimi i arritur nga hetuesit përkatës është se kartelet tani kanë ndryshuar rrugën që droga të hidhet në tregun evropian.

Fillimisht dërgesat legale të frutave në këtë rast bananet ishin në Maltë, ku njerëzit e kartelit ishin duke “hequr dërgesën shtesë” me kokainë dhe më pas dërgesa legale vazhdoi rrugën e saj.

Sigurisht, kultivuesit e ligjshëm të bananeve dhe transportuesit e tyre duket se nuk kanë lidhje me transportin e kokainës, pasi kartelet kanë “vendosur” njerëzit e tyre në portet e Ekuadorit me detyrë që të vendosin drogën.

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura