Trafiku drejt SHBA e Kanadasë, dokumenti që tregon si kujdeseshin organizatorët për klandestinët

Mar 21, 2018 | 23:22
SHPËRNDAJE

Grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt SHBA, Kanada dhe Britani, kujdesej që personat që do dërgoheshin në këto vende të shoqëroheshin gjatë gjithë itinerarit nga pjesetarë të organizatës. ABC News zbulon disa detaje nga skema e këtij trafikimi.

Trafiku i qënieve njerëzore drejt Kanadasë, SHBA dhe Britanisë ka qenë i mirëorganizuar nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të cilët i shoqëronin vetë deri në destinacion personat që niseshin drejt ketyre vendeve

ABC News ka siguruar një dokument nga grupi hetimor, ku zbulohet skema si Luan Qyrku dhe Genc Osmanaj drejtonin këtë trafik të paligjshëm nga Shqipëria, drejt Bullgarisë e më pas, Belgjikës , duke pasur  Republiken Domenikane si pikë fundore për të arritur në SHBA.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar një rast ku, Qyrku, më date 8 shtator 2017, me automjetin e tij kishte kaluar nga pika kufitare e Qafë Thanës 5 persona, i ndihmuar edhe nga personi tjetër i prangosur Genc Osmanaj.

Ky i fundit kishte kaluar në mënyrë të parregullt në sistemin TIMS, pasi nuk ishte regjistruar, duke korruptuar edhe punonjësit e policisë Kufitare.

Ndërkohë, në Bullgari emigrantët e paligjshëm pajiseshin me pasaporta me ndihmën e Marin Vasiliev, i cili njihet edhe me pseudonimin “Ivani” dhe bashkombasit tjetër, Borisov  Krumov. Te dy keta shtetas bullgare jane shpallur tashme ne kerkim.

Udhëtimi në mënyrë të jashtëligjshme vijonte i kontolluar nga Qyrku dhe Osmanaj. Sipas  policies, pas  mbërritjes në Belgjikë , grupit kriminal i bashkohet edhe personi tjetër nën hetim Përparim Kule. Ky i fundit, shfrytëzonte njohjet në shtetin Belg dhe më pas ishte nisur drejt Republikës Domenikane, bashkë me 5 personat që donin të shkonin mënyrë ilegale ne SHBA.

Në dokumentin e siguruar nga burime prane grupit hetimor,  thuhet se:

 “Nga  Belgjika këta persona, të shoqëruar nga Përparim Kule, kanë fluturuar në drejtim të Republikës Domenikane, në qytetin Punta Cana. Nën kujdesin e shtetasit nën hetim Përparim Kule, personat u akomoduan në një banesë, ndërsa Kule u kthye përsëri në Belgjikë”.   

Deri tani të arrestuar për këtë aktivitet trafiku te qënieve njerëzore janë 40 persona. Ata akuzohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda se kanë dërguar në mënyrë të paligjshme rreth 1000 persona në SHBA, Kanada dhe Angli./abcnews.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura