Trafik në Evropë/ Gjendet 400 kg kokainë në ambasadën ruse në Argjentinë

Feb 23, 2018 | 9:36
SHPËRNDAJE

Një operacion i përbashkët i Argjentinës dhe policisë ruse, ka vene ne pranga gjashtë persona te cilet akuzohen për kontrabandë kokaine me vlerë rreth 60 milion dollarë nga Argjentina përmes postës diplomatike.

Sic shkruan agjensia e lajmeve ruse “RT”, rreth 400 kg kokaine u gjet në ambasadën ruse në Buenos Aires, Argjentinë.

Më 13 dhjetor 2016, ambasadori rus në Argjentinë, Viktor Koronelli, personalisht alarmoi ministren argjentinase të sigurisë, Patricia Bullrich, sepse kishte zbuluar pako të dyshimta në një aneks të misionit diplomatik në Buenos Aires.

Autoritetet argjentinase nuk kanë humbur kohë, duke dërguar një ekip ekspertësh për të kontrolluar përmbajtjen e 12 valixheve të zbuluara nga rusët.

Sipas hetimeve, kokaine trafikohej ne Evrope dhe kishte destinacion Rusinë dhe ndoshta edhe Gjermaninë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura