“Toyota-t” me 3.4 mln Euro/ Krimet e Rënda lënë në burg katër të arrestuarit

Jul 12, 2018 | 10:21
SHPËRNDAJE

Ashtu si ishte percaktuar ka nisur kete paradite seanca për masën e sigurisë për të pandehurit e arrestuar lidhur me sasinë monetare prej rreth 3.4 mln euro, të sekuestruara në portin e Durrësit.

Pas zhvillimit te seances me dyer te mbyllura te Gjykata e Krimeve të Rënda, eshte marre vendimi per t’i lene ne burg kater te arrestuarit, Edi (Eduart) Lika, pronari i subjektit transportues, djali i tij Klevis Lika, 19 vjeç që shoqëronte drejtuesin e kamionit në udhëtim, shoferi i kamionit Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

toyota-1

Hetimet shtrihen jashtë vendit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër-porosi në 3 shtete, lidhur me të arrestuarit për gjetjen e rreth 3.4 milionë eurove në dy makina Toyota Yaris.

Letër-porosi mësohet se është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër personave që mbahen nën “arrest me burg” për këtë çështje.

Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit, që futeshin për herë të parë në Shqipëri.

Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.

Në seancën e fundit, prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë të arrestuarit. Gjykata e Durrësit vendosi të lërë pas hekurave të pandehurit dhe shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen te Krimet e Rënda, duke qenë se ndaj të arrestuarve është ngritur edhe akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura