Titaniku u nis me gjysmën e varkave të shpëtimit e vetëm 6 kamerdare

Nov 1, 2012 | 14:38
SHPËRNDAJE

Dokumente të reja ekskluzive të mbajtura të fshehura për një shekull kanë treguar se pronarët e Titanikut i kishin injoruar paralajmërimet se ata nuk kishin mjaftueshëm varka shpëtimi pak orë përpara nisjes së anijes së mallkuar. Qindra pasagjerë mund të kishin mbijetuar nëse “White Star Line” do të kishte dëgjuar inspektorin e sigurisë, Mauris Klark, se anijes i nevojiteshin “50 për qind më shumë varka shpëtimi”. Kërkesa e tij më 12 prill 1912 u injorua nga pronarët, të cilët e kishin me shumë merak të mos vonoheshin që ta bënin nisjen në orarin e caktuar për në Nju Jork. Klarkut i ishte thënë ta qepte gojën dhe ishte kërcënuar se do ta pushonin nga puna nëse ai vazhdonte të fliste. Varkat mund të kishin shpëtuar edhe 600 jetë të tjera kur trageti u përplas me ajsbergun në Atlantik dhe u mbyt tri ditë pas nisjes. Në mënyrë të pabesueshme, në dokumentet e Klark që dolën së fundmi në ankand, shkruhej se në bordin e Titanikut, kishte gjithsej vetëm 6 kamerdare shpëtimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura