Masakroi me kazmë babain piktor, dyshoi se njoftoi policinë për zhurmën që bënte. Fqinjët: Djali, me probleme mendore që kur s’fitoi shkollën

Apr 1, 2015 | 14:10
SHPËRNDAJE

Djali qe masakroi te atin 82 vjecar me thike e kazme, mesohet te jete me të meta mendore dhe sipas fqinjeve probelemt iu shfaqen pasi nuk fitoi shkollen per pikture.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi në një banesë 2- katëshe, disa metra prapa Komisariatit Nr.4 në kryeqytet. Viktima Piro Prifti është një i moshuar, të cilin banorët e zonës së Kinostudios e njohin prej dhjetëra vitesh si piktor. Burime zyrtare të Policisë thanë se për ngjarjen është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes, Simon Prifti.

Sipas të dhënave të para hetimore dhe deklaratave të dëshmitarëve në Polici, ngjarja mendohet të ketë ndodhur për shkak të krizave nervore që kishte autori mëngjesin e së hënës. Pas rrëmujës që kishte shkaktuar në lagje, banorët kishin lajmëruar Policinë dhe kur dy efektiva kishin mbërritur në shtëpinë e tij, ai ka dyshuar se policinë e ka lajmëruar i ati.

Ky dyshohet të jetë motivi kryesor i krimit, edhe pse vetë i arrestuari nuk ka dhënë asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur, pasi sipas burimeve ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike. Krimi ka ndodhur kur Policia kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga shtëpia ku babë e bir jetonin të vetëm prej rreth 20 vitesh, që pas vdekjes së nënës së autorit.

Dëshmitarët kanë lajmëruar menjëherë Policinë, kur kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë të të moshuarit, i cili në atë moment është masakruar nga i biri. Kur efektivët janë kthyer sërish në shtëpinë ku banon familja Prifti, kanë gjetur 46-vjeçarin në pragun e shtëpisë, me njolla gjaku në të gjithë trupin dhe më një kazmë që e mbante në dorë.

Skene krimi, foto arkiv

NGJARJA
Mëngjesin e së hënës, autori i dyshuar i krimit në familje, Simon Prifti, kishte dalë shumë herët nga shtëpia. Sipas të dhënave të Policisë, rreth orës 07:30, disa banorë të zonës ku ai banonte, kishin lajmëruar në sallën operative, me pretendimin se një person me probleme mendore po krijonte shumë zhurmë dhe rrëmujë.

Pretendimi i tyre ishte se Simon Prifti po ngacmonte qentë endacakë nëpër rrugica, të cilët ishin kthyer në shqetësim për fëmijët që po luanin poshtë pallateve. Megjithatë, Prifti pas kësaj rrëmuje ishte kthyer në shtëpi, ku ndodhej vetëm i ati i moshuar. Një patrullë e Komisariatit Nr.4 ka mbërritur në vendin ku kishin lajmëruar banorët dhe më pas dy efektiva kanë trokitur në portën e shtëpisë së Priftit.

Derën e ka hapur vetë autori i ngjarjes, i cili menjëherë i ka pyetur policët: “Kush ju lajmëroi që të vinit?”. Mësohet se efektivët i kanë thënë se nuk kishin lajmërim nga njeri, por thjesht trokitën për të parë nëse ishte mirë, meqenëse ditët e fundit kishte pasur probleme nervore.

Por duket se Simon Prifti nuk i ka besuar policët dhe, sapo ata janë larguar, është futur brenda duke i kërkuar llogari babait të vet me tonë shumë të forta. Fqinjët që kanë dëgjuar gjithçka, kanë thënë në Polici se djali e pyeste më zë të lartë të atin nëse ishte ai që kishte lajmëruar Policinë.

Vetëm pak sekonda pas të bërtiturave, janë dëgjuar thirrjet për ndihmë të të moshuarit. Policia ka shkuar shumë shpejt në vendngjarje, pasi ishte fare pranë vendit, por i moshuari është gjetur i pajetë, i masakruar me thikë e kazmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura