Tifozi pretendonte se ishte ushtruar dhunë ndaj tij nga uniformat blu, Policia: Ju tregojmë të vërtetën

Dec 13, 2017 | 18:12
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë në stadiumin “Stelman Stermasi” , ndodhën disa episode dhune mes tifozëve ku u desh dhe ndërhyrja e policisë.

Por sipas tifozëve është pretenduar se është ushtruar dhunë nga policia. Kjo e fundit me anë të një njoftimi ka sqaruar këtë situatë. Sipas policisë nuk ka pasur në asnjë rast përdorim dhunë nga uniformat blu.

sherr ne stadium partizani

Njoftimi i policisë

Në lidhje me pretendimin e shtetasit G.M se në datën 10.12.2017 në stadiumin ” Selman Stermasi” perpara zhvillimit të ndeshjes Partizani- Teuta,  është ushtruar dhunë  ndaj tij nga punonjësit e policisë dhe më pas është  shoqeruar ne ambjentet e Komisariatit te Policise Nr.2, sqarojmë  se:

As ndaj këtij shtetasi e as ndaj asnjë të shoqëruari nga policia nuk është ushtruar aspak dhunë, por  shoqerimi i tij dhe shtetasëve  të tjerë u bë pasi  ishin të dyshuar për vepren penale prishjen e qetësinë publike në datën 09.12.2017 para zhvillimit të ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku janë kryer procedurat standarte nga ana e policisë dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Për të siguruar rendin dhe qetesinë publike nga shërbimet e policisë përpara fillimit të ndeshjes janë kërkuar kartat e identifikimit dhe janë kryer kontrolle për mbajtjen e sendeve te paligjshme dhe të palejushme në stadium.

Shtetasi G.M dhe të tjerët që u proceduan penalisht, te dyshuar  si personat që prishën qetësinë publike në pallatin e sportit “Asllan Rusi”  më datën 09.12.2017.

Më datën 10.12.2017, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datën 09.12.2017, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit është prishur qetësia publike, filloi Procedimi Penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, e parashikuar nga Neni 274 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve:

 

  • A.H, 25 vjeç, lindur Tiranë dhe banues në Tiranë,

 

  • J.Sh, 19 vjeç, lindur Tiranë dhe banues në Tiranë,

 

  • E.G, 18 vjeç, lindur Tiranë dhe banues në Tiranë,

 

  • E.C, 30 vjeç, lindur Tiranë dhe banues në Tiranë,

 

  • G.M, 33 vjeç, lindur Vlorë dhe banues në Tiranë.

 

Shtetasi G.M dhe gjithë personat e tjerë të shoqëruar, në përfundim të procedurave të para hetimore janë lënë të lirë ku dhe kanë firmosur nē librin e shoqërimit pa shprehur asnjë pretendim për shunë a shkelje të tjeta gjatë procedurave të shoqërimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura