“Thuaji popullit tënd që je peng dhe….”- Këshilltari i Metës sqaron deklaratën e Presidentit kur u pyet për Lulzim Bashën: I adresohet direkt…

Oct 19, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta ka reaguar pas konferencës për mediat që dha kreu i shtetit, dhe në fjalën e tij foli për “peng” kur u pyet për një deklaratë të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Sipas Tedi Blushit, “referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë”.

Zëdhënësi i Metës thotë se kryeministri “duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!”.

Reagimi i Tedi Blushit:

Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!
Kjo është e qartë!

***

Sakaq, kreu i shtetit në konferencën për shtyp, u pyet nga gazetarët se a e shihte si një mesazh deklaratën e Lulzim Bashës se “Meta mund të bëjë rolin e kryetarit të opozitës vetëm nëse Basha bën rolin e presidentit”.

Në këtë moment Meta u përgjigj me tone të larta:

Mbrojtja e kushtetutës nuk është territori i askujt është detyra e parë e presidentit të Republikës, i cili s’është vetëm komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura por është ushtari i parë i Republikës, këtë duhet ta dijë kushdo.

Ka ardhur koha që të verifikohet ndershmëria e patriotizmi i çdo politikani por mund të vijë edhe e cdo qytetari. Le ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do e marrin përgjigjen aty ku nuk u shkon mendja.

Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë një vend gazi i botës. Ndërsa atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviçi ku e morën peng. Thuaj popullit tënd që jam peng e vazhdo punën tënde, se këtë popull e këtë vend nuk e merr askush peng më nën këtë qiell e mbi këtë tokë. Tani do intensifikohen këto komunikimet pyetjet ruajini për të premten nëse nuk ka ndonjë zhvillim të ri.

LEXO EDHE

“Thuaj popullit tënd që jam peng dhe…”/ Meta ashpërson tonet: Nuk jam vetëm komandanti i Forcave të Armatosura, le ta dinë të gjithë, do e marrin përgjigjen aty ku s’u shkon mendja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura