“Thuaj popullit tënd që jam peng dhe…”/ Meta ashpërson tonet: Nuk jam vetëm komandanti i Forcave të Armatosura, le ta dinë të gjithë, do e marrin përgjigjen aty ku s’u shkon mendja

Oct 19, 2020 | 14:18
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet për ta bërë të qartë se mbrojtja e Kushtetutës nuk është “territori” i askujt, dhe se ai nuk është vetëm komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por edhe “ushtari i parë i vendit”.

“Le ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do e marrin përgjigjen aty ku nuk u shkon mendja. Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë një vend gazi i botës”, tha Meta, teksa u pyet për deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha, se “Meta mund të bëjë rolin e kryetarit të opozitës vetëm nëse Basha bën rolin e presidentit”.

Kreu i shtetit kishte edhe një mesazh të fortë kur u pyet për qendrimet e Lulzim Bashës:

“Thuaj popullit tënd që jam peng e vazhdo punën tënde se këtë popull e këtë vend nuk e merr askush peng më nën këtë qiell e mbi këtë tokë”.

Pyetje: Një deklaratë të zotit Basha se ju mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës vetëm nëse Basha bën rolin e presidentit, a e shihni si një sms ju jep Basha që mos të ndërhyni shumë në territorin e tij?

Meta: Mbrojtja e kushtetutës nuk është territori i askujt është detyra e parë e presidentit të Republikës, i cili s’është vetëm komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura por është ushtari i parë i Republikës, këtë duhet ta dijë kushdo.

Ka ardhur koha që të verifikohet ndershmëria e patriotizmi i çdo politikani por mund të vijë edhe e cdo qytetari. Le ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do e marrin përgjigjen aty ku nuk u shkon mendja.

Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë një vend gazi i botës. Ndërsa atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviçi ku e morën peng. Thuaj popullit tënd që jam peng e vazhdo punën tënde, se këtë popull e këtë vend nuk e merr askush peng më nën këtë qiell e mbi këtë tokë. Tani do intensifikohen këto komunikimet pyetjet ruajini për të premten nëse nuk ka ndonjë zhvillim të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura