“Thoshte se do kalojë”, Rama kujton Trumpin: E shikoni ça thotë tani? Ia kaluan Kinës, Nju Jorku nuk ka mjete mbojtëse për spitalet

Mar 28, 2020 | 14:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka folur me tonë të forta sot për masat e marra nga qeveria në luftë me koronavirusin, duke iu përgjigjur kritikave për ndihmat që dërgohen dhe kufizimet e vendosura.ram

Ai ka kujtuar rastin e Amerikës, që i la kufijtë hapur, e tani ia ka kaluar edhe Kinës për rastet e infektimit.

Rama ka kujtuar edhe presidentin Trump, që thoshte se gjithcka do kalojë, ndërkohë që tani po flet ndryshe.

“Kush ju ka thënë se është luftë dy javë e pas dy javësh do dalim të gjithë të përqafohemi, kush ua ka thënë.

E dëgjuat si thoshte presidenti Trump, që do ikë, do kalojë, por e shikoni tani cfarë ju thotë tani amerikanëve?  E duke pritur të ikte vetë i hapën rrugën armikut e sot kanë kaluar Kinën me infektim e nuk kanë mjete mbrojtëse në spitalët e Nju Jorkut. Amerika është Amerikë dhe dhjetëramijë te vdekur ndoshta nuk I ka aq problem si ne, por ne që me Amerikën nuk krahasohemi dot si tja lejojmë vetes që vëmë në diskutim jetën, duke mos kuptuar se kjo është luftë per ekzistencë”- tha ai.

Ne fund, duke theksuar se masat do te respektohen deri ne nje Rama ka thene: Nëse e lëmë këtë të rrjedhë ne do bëhemi turpi më i madh i historisë së këtij vendi e gazi i të gjithë planetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura