Thirrjet anti-shqiptare, PDIU: Kaçifas turpi i Bularatit, për një terrorist na shkulen deputete e…

Nov 8, 2018 | 17:22
SHPËRNDAJE

Pas varrimit të minoritarit grek, Konstandinos Kaçifas, ceremoni e cila u zhvillua në tone të forta nacionaliste dhe thirrje anti-shqiptare.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet me anë të Sekretares së Përgjithshme, Mesila Doda, ka dënuar këto akte dhe shkruan se , Kaçifas nuk është heroi i Bularatit, por turpi i tij.

kac1

Reagimi i plotë

Ne shqiptaret e kemi zakon qe nuk flasim keq per te vdekurit e duke ju permbajtur ketij kodi kam heshtur deri me tani. Po qe per nje terrorist na shkulen deputete e na tregojne nderimin per terroristin kjo eshte e tepert. Kocifas nuk eshte heroi i Bularatit, eshte turpi i tyre dhe i minoritareve shqiptare qe mori armen e doli ne mes te fshatit duke shtene.  Ekstremizmi nuk nderohet, denohet. E mos e harroni, sa kohe do kete varreza te ushtareve greke do kete edhe provokime te forcave te erreta  paramilitare greke ne jug te vendit..

mesila-doda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura