Thaçi: Në mbledhjen e Vlorës, realitet nismat e Prizrenit. Takime edhe me qeveritë rajonale

Jan 14, 2014 | 13:28
SHPËRNDAJE

PRISHTINE- Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar gjate mbledhjes se sotme te qeverise se takimi i Prizrenit ka hapur mundësi të mëdha për të dyja vendet. “Zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës”- ka thene ai duke shtuar se ne te ka pasur marrëveshje konkrete, të cilat duhet të jenë në qendër të vëmendjes së punës së ministrave dhe ministrive përkatëse.

Thaçi tha se do të kërkojë që të organizohet mbledhje e veçantë e Qeverisë, për të përcjellë implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Prizren mes dy qeverive.

Kryeministri Thaçi, gjithashtu u shpreh i sigurt se bashkëpunimi mes dy qeverive do të avancohet dhe më tutje. Ndërsa foli edhe për takimet të cilat pritet të mbahen në të ardhmen me qeveritë e vendeve përreth.

Sipas tij, takimi i radhës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pritet të mbahet në maj apo qershor në Vlorë.

Sipas tij Qeveria e Kosovës do të takohet me atë të Maqedonisë dhe Malit të Zi, ndërsa, nuk përjashtoi që në të ardhmen të ketë takim dhe me Qeverinë e shtetit të Serbisë, mirëpo ky takim sipas tij, do të mbahet atëherë kur të krijohen kushtet dhe rrethanat.

“Jam i bindur që në takimin e ardhshëm që do të zhvillohet në Vlorë, do t’i shohim të konkretizuara nismat e takimit të Prizrenit. Gjithashtu, dëshiroj të theksoj se ky bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë, është bashkëpunim më i lartë i nivelit institucional. Është në të mirën e të gjithë qytetarëve të këtyre dy vendeve. Është në interes të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Qeveria e Kosovës, takime të tilla do të mbaj dhe me qeveritë e vendeve të tjera të rajonit. Tani veç kanë filluar përgatitjet për një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë. Ndërsa, në të ardhmen presim takim edhe me Qeverinë e Malit të Zi, dhe kur të krijohen kushtet dhe rrethanat e përshtatshme, jam optimist se do të ndodh dhe takimi në mes të Qeverisë së shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, pohoi kryeministri Thaçi.

Ai, po ashtu foli edhe për konstituimin e komunave në veri, duke pohuar se kryetarët e komunave në veri, dhanë betimin në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës.

Sipas tij, ky betim ishte një mesazh historik i bashkimit territorial. Thaçi theksoi se në veriun e Mitrovicës, duke respektuar vendimin të cilin do ta nxjerrë KQZ-ja.

“Po në ditën e takimit të përbashkët në Prizren, mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, u bë edhe konstituimi i kuvendeve komunale në veri, ku kryetarët e komunave në veri dhanë betimin, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në përjashtim të njërit, i cili edhe vet u diskualifikua, sepse nuk mund të lëvizte përpara pa respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Prandaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mendoj se takimi i Prizrenit dhe dita e takimit të Prizrenit ishte e rëndësishme edhe për avancimin në nivelin më të lartë institucional, ndonjëherë të shënuar në mes të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, por dhe ishte mesazhi historik i bashkimit territorial, të Republikës së Kosovës”, ka pohuar kryeministri Thaçi.

Edhe ministri Slobodan Petroviç, ka uruar të gjithë pjesëmarrësit dhe të zgjedhurit për komunën e veriut, ndërsa ka thënë se zgjedhjet do të përsëriten në komunën veriore të Mitrovicës. /Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura