Tërmeti në Turqi, Meta: Lutjet shkojnë për viktimat që humbën jetën tragjikisht. Shërim të shpejtë të të plagosurve

Feb 6, 2023 | 9:38
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi duke thënë se lutjet shkojnë për viktimat që humbën jetën.

meta

Përmes një postimi në Twitter, Meta i uron shërim të shpejtë të të plagosurve pas tërmetit që i mori jetën mbi 500 personave.

“Në këto momente shumë të vështira të përballjes me tërmetin shkatërrimtar që goditi ??&?? natën e mbrëmshme, lutjet tona shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht, duke shpresuar për sa më pak viktima të tjera në njerëz dhe një shërim të shpejtë të të plagosurve”, shkruan Meta në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura