Tërmeti, Ministria e Arsimit merr vendimin, ja në cilat qytete nis mësimi nesër

Dec 4, 2019 | 20:07
SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për rinisjen e mësimit në disa qytete të vendit, ku shkollat u mbyllën pas tërmetit tragjik që goditi vendin.

Mësimi pritet të rifillojë nesër në Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Lezhë dhe Mirditë, për sistemin arsimor parauniversitar.

shkolle

Ndërkohë, në Tiranë, Vorë, Durrës, Shijak, Krujë e Kurbin, mësimi do të rifillojë disa ditë më pas, më 9 dhjetor, për arsye të zëvendësimit të orëve mësimore.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura