Tërmeti i fortë në Turqi/ Shkon në 26 numri i viktimave, 885 të plagosur. 521 pasgoditje deri tani, ja sa ishte magnituda më e lartë

Oct 31, 2020 | 15:05
SHPËRNDAJE

pjimage (1)

Mediat turke raportojnë se ka shkuar në 26 numri i personave që humbën jetën në tërmetin e fuqishëm që goditi të premten Izmirin.

Ndërsa deri tani, mësohet se numri i të plagosurve ka shkuar në 885.

Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me 521 pasgoditje e 37 prej tyre ishin me magnitudë mbi 4 ballë.

Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore (SAKOM), në 8 nga 17 ndërtesat e shembura puna e ekipeve të kërkimit shpëtimit kishte përfunduar, ndërsa aktualisht kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja vazhdon në 9 ndërtesa të shembura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura