Tërmetet/ Ministrja e Arsimit: Çdo mësues të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve

Dec 2, 2019 | 17:02
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ishte e pranishme sot në shkollën 9-vjeçare “4 Dëshmorët” Tiranë, ku zhvilloi një takim me mësuesit e kësaj shkolle.

Fokus i takimi ishte zbatimi nga ana e mësuesve të udhëzimit të MASR në lidhje me masat që secila shkollë duhet të ndërmarrë në rast tërmeti.

ministrja besa shahini

Gjatë takimit, Ministrja Shahini nënvizoi se “Secili mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasën e saj si dhe planin e daljes emergjente”.

Këto plane në nivel klase duhet të rakordohen me drejtorin për plan të daljes emergjente në nivel shkolle, i cili printohet dhe postohet në një vend të dukshëm ne korridor. Kjo është puna që po bëjnë mësuesit sot dhe nesër për t’u përgatitur për rifillimin e mësimit”, theksoi ndër të tjera Ministrja Shahini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura