Tërmetet/ Lleshaj: 2000 efektivë në terren. Do vazhdojë gadishmëria e të gjithë strukturave

Sep 22, 2019 | 0:40
SHPËRNDAJE

Në mbedhjen e Qeverisë, të thirrur nga Kryeministri Rama, pas Tërmeteve të fuqishme në vend, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se janë vënë rreth 2000 efektivë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Lleshaj tha se është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji.

lleshaj1

“Është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji. Do vazhdojë gatishmëria e gjithë strukturave. Vlerësohet se dëmtimet janë të vogla që nuk justifikojnë një gjendje paniku. Ne të gjithë jemi në këmbë. Të gjithë numrat e policisë janë në dipsozicion. Janë rreth 2000 efektivë në terren”, u shpreh Lleshaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura