Tërhiqet alarmi për cunami, rreziku mbetet

Aug 31, 2012 | 20:15
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Japoni dhe në disa ishuj të Paqësorit kanë tërhequr alarmin për cunami, që ishte bërë pas tërmetit me intensitet 7.6 shkallë, që godit sot pjesën lindore të Filipineve.

Por, autoritetet në Filipine dhe Indonezi thonë se alarmi mbetet në fuqi dhe zyrtarët në Filipine i kanë këshilluar banorët e hapësirave bregdetare, që të shkojnë në nivele më të larta tokësore.

Fillimisht ishte raportuar se tërmeti e kishte intensitetin 7.9 shkallë të Rihterit, por Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, që monitoron aktivitetet sizmike në mbarë botën, ka përmirësuar raportin fillestar, duke e ulur intensitetin në 7.6 shkallë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura