“Tërhiquni ose bllokojmë negociatat me BE”, ja si i përgjigjet Rama kërcënimit të Wadephul

Jul 15, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

Kryeministi Edi Rama e ka quajtur sot zhgenjyes deklaraten e bere nje dite me pare nga Zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, dhene per “Panorama”, ku theksoi se ndryshimet kushtetuese mund të sjellin pasoja në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe hapjes së negociatave.

I pyetur gjate deklarates se sotme per mediat per kete “kercenim” te bere nga gjermani i CDU-CSU, Rama ka thene prere se ajo deklarate ishte “zhgenjyes ne planin etik”, i zhbalancuar ne planin politik dhe e nxituar ne planin institucional.

“Në planin etik, ishte zhgënjyer se nuk flitet me të dëgjuar, por me fakte të verifikuara, ai nuk e ka sajuar por e ka dëgjuar që nisma ndalon koalicionet kjo është e pavërtetë, koalicionet as nuk ndalohen, as nuk mund të ndalohen, ato thjesht duhet e do jenë si në cdo vend të evropës, ku partitë kanë lirinë e të drjetën të grupohen e të paraqiten me kandidatën e tyre si CDU me CSU”- tha Rama.

Sipas tij, “në planin politik deklarimi është i zhbalancuar se mban krahun e opozitës jashtëparlamentare”.

Rama theksoi se Wadephul eshte mik i mirë i Bashës, por edhe i tiji personalisht.

“Kam komunikim të vazhdueshëm dhe e cmoj përkushtimin e tij për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike në vend, edhe faktin që është një evropian i vendosur dhe mbështetës i vizionit të Gjermanisë për Ballkanin perëndimor. Respekti dhe mirënjohja ime për cdo orë që ia ka shpenzuar nuk ndryshon, por deklarimi i djeshëm nëncmon parlamentin e Shqipërisë duke e trajtuar si noter pa të drejtë fjalë i një marrëveshje që me patjetër duhet zbatuar padiskutim dhe këtu jemi 100% dakord edhe me votën e sotme, por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për të ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj duke demokratizuar më tej zgjedhjet, ky është nxitimi institucional”- tha Rama.

Me tej, nenvizoi: “Tani dua të merrem me thelbin për tu sqaruar me të gjithë qofshin shqiptarët që mirëpresin hapjen e listave, qoftë edhe partnerët e më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm, flitet për vënien në pikëpyetje të perspektivës evropiane të vendit, ndërkohë që qoftë Bundestagu, qoftë KE nuk i kanë vënë kusht vendit të bëjë të lumtur Bashën, as ndonjë marrëveshje jashtëparlamentit me partitë që e braktisën e as të marrë pëlqimin e Bashës për nismat që parlamenti ndërmerr në cilësinë e ushtruesit të vullnetit të shqiptarëve. Shqipëria nuk gjykohet mbi bazën e anësive politike apo mbi bazën e fjalëve, por duhet të gjykohet dhe jam i bindur se kështu do jetë kur mjegulla të jetë shpërndarë mbi bazën e fakteve. Unë nuk pendohem që ne e pritëm në pafundësi opozitën jashtëparmentare në tryezë, e që më në fund bëmë në marrëveshje”- tha Basha.

Dekratara e bere nga Johann Wadephul për “Panorama”

Me marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëveshjet e tjera të bazuara mbi të, qeveria dhe opozita kanë hartuar një Reformë të mirë Zgjedhore. Kjo Reformë tani duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Atëherë do të përmbushej kërkesa e bërë nga BE dhe Bundestagu gjerman për të kryer një Reformë Zgjedhore në një proces gjithëpërfshirës midis qeverisë dhe opozitës – përfshirë opozitën ekstraparlamentare.

Por tani po dëgjojmë për vendime në Parlament për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe Kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve. Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit. Ndryshimi kushtetues për më tepër do të minonte tërë Reformën Zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonte atë. Në praktikë kjo do të thotë se Parlamenti shqiptar do të bënte të pavlefshme Reformën Zgjedhore të arritur me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do ta vendoste Parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thekson Wadephul.

Për më tepër, një qasje e tillë do të ishte një shkelje e jashtëzakonshme e besimit ndaj BE-së, OSBE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e një Reforme të mirë Zgjedhore. Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje.

Prandaj, u bëj thirrje kolegëve në Parlamentin shqiptar: Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni Reformën Zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit.

Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin Reformën Zgjedhore. Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman. Prandaj, mos vini në pikëpyetje perspektivën e BE-së për vendin tuaj! Populli shqiptar nuk e meriton këtë!”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura