Tërheqja e pasaportave biometrike përmes postës, ambasada jonë në Greqi del me sqarim: Ja çfarë ndryshon

| 18:06
SHPËRNDAJE
 

ambasada

Duke nisur nga dita e sotme, te gjithe ata shqiptare ne Greqi, qe terheqin pasaportat biometrike permes postes duhet te jene shume te kujdesshem. Ambasada jone ne Greqi ben me dije se  për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit.

“Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës”- thekson ambasada. 

SQARIMI

Në vijim të komunikimeve tona lidhur me tërheqjen e pasaportave biometrike me anë të shërbimit postar, ju vëmë në dijeni se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit. Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës.

Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë.

Bashkëatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, [email protected], deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qëndrat e Shërbimit të Qytatarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes.

Sa më sipër u ndërmor për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve tanë dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë.

Faleminderit.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.