Tepelenë, asgjësohen mbi 800 rrënjë kanabis

Jul 18, 2014 | 15:39
SHPËRNDAJE

Pamje nga asgjësimi i lëndës narkotike

TEPELENE- Mbi 800 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga Policia e Tepelenës. Policia raporton se nuk ka patur të arrestuar për kultivim të kanabisit, por po punohet për kapjen e përgjegjësve, bazuar mbi provat e gjetura në vendngjarje. Operacion i koduar “Bambulli”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tepelenë, rezultoi i suksesshëm, pasi mundën të asgjësoheshin me anë të djegies 808 bimë narkotike kanabis. Policia e Tepelenë konstatoi në vendngjarje dy parcela të hapura rishtas ku ishin kultivuar 500 bimë narkotike të llojit kanabis. Pas evidentimit të kësaj hapësire, disa metra më tej, u gjetën edhe 308 fidanë të tjerë kanabis të kultivuara në kubik gati për t’u mbjellë në tokë. Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka grumbulluar prova që të çojnë në evidentimin e autorëve që mendohet se janë kultivues. 
Piro Nase 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura