Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohen tre persona, shpallen në kërkim dy të tjerë. E pëson edhe kryeplaku i fshatit

Jun 10, 2020 | 11:06
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në fshatin Kuraten të Durrësit, të akuzuar për kultivim kanabisi. Policia bën me dije se mes personave të arrestuar është edhe kryeplaku i fshatit, 67-vjeçari me inicialet U. D..

Këta persona, sipas policisë, tentuan të kultivonin bimë kanabisi në vendin e quajtur “Gryka e Xhafës”, në fshatin Shkafane.

kanabis

Në pranga ranë një 57-vjeçar me inicialet Z. D., banues në fshatin Kuraten, pronari i sipërfaqes së tokës, dhe një 25-vjeçar me inicialet B. V.,  banues në Shkafane, i dyshuar si kultivues i fidanëve narkotikë të gjetur gjatë kontrollit nga policia.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim një 24-vjeçar me inicialet A. V., banues në fshatin Kuraten, dhe  A. F., 23 vjeç, banues në Thumanë, pasi dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej kryeplaku i fshatit Kuraten, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit masiv të territorit, në vendin e quajtur “Gryka e Xhafës”, në fshatin Shkafane, kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit Z. D., 57 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, pronari i sipërfaqes së tokës, dhe B. V., 25 vjeç, banues në Shkafane, i dyshuar si kultivues i fidanëve narkotikë të gjetur gjatë kontrollit nga ana e Policisë.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit U. D., 67 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Kuraten, Ishëm.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., 24 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, dhe  A. F., 23 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura