Tenton t’i hyjë në banesë, arrestohet 52-vjeçari që përndiqte këngëtaren e famshme Taylor Swift

Apr 20, 2021 | 13:59
SHPËRNDAJE

Një 52-vjeçar ka rënë në pranga e policisë pasi u përpoq të hynte me forcë në apartamentin e këngëtares së famshme, Taylor Swift, në Manhattan, New York.

Hanks Johnson u arrestua pasi policia u njoftua nga një person se ai ishte futur brenda pronës pa leje. Pasi u shoqërua në polici, Johnson u la i lirë.

Por kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përballet me njerëz që e përndjekin.

Në vitin 2018, ylli i muzikës kërkoi një urdhër ndalimi ndaj një burri që u përpoq të hynte në banesën e saj, i armatosur me thikë.

Po atë vit ajo mori urdhër mbrojtje ndaj një burri tjetër, i cili i dërgonte letra kërcënuese ku i shkruante se do e përdhunonte dhe do ta vriste këngëtaren.

Një vit më vonë, një person i tretë u dënua me 6 muaj burg pasi hyri në apartamentin e saj në Neë York dhe bëri një dush para se të binte për të fjetur gjumë.

Raportohet se Taylor Swift nuk ka qenë në banesë në incidentin e fundit.

Ndërkohë, në jetën profesionale ajo po shënon sukses me tre albume të njëpasnjëshme Folklore, Evermore dhe Fearless, në vendin e parë.

Muajin e kaluar, ajo u bë gruaja e parë në histori që fitoi tre herë çmimin “albumi i vitit” në Grammy.

Vetëm tre artistë të tjerë e kanë arritur këtë sukses: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura