Tentativa për ‘grusht shteti’ në Turqi, përmbledhja e ngjarjes në 4 minuta

Jul 16, 2016 | 13:51
SHPËRNDAJE

Në këtë video të publikuar nga “Corriere.it”, është një përmbledhje në 4 minuta e asaj që ndodhi mbrëmë në Turqi:

Ora 21:00 Autoritetet turke mbyllin dy urat kryesore në Bosfor dhe Stamboll.

Ora 21:30 Tanke në rrugë dhe të shtëna në Ankara, helikopterët e ushtrisë fluturojnë ulët në kryeqytetin turk

Ora 22:10 Kryeministri turk ka denoncuar një grup po tenton të bëjë grusht shteti

Ora 22:30 Ushtria deklaron se ka marrë kontrollin e vendit, “për të rivendosur rendin dhe liritë demokratike”.

Ora 23:10 Ushtria hap zjarr në zyrat e partisë AKP të Presidentit Erdogan dhe në aeroport.

Ora 23:30 Erdogan flet në transmetim direkt: Jam unë akoma president, bëni rezistencë.

Ora 0:05 Dhunë mes policisë dhe ushtrisë turke në Sheshin Taksim në Stamboll.

Ora 0:22 Qytetarët turkë dalin në rrugë në mbështetje të thirrjes që bëri Erdogan.

Ora 0:30 Erdogan në udhëtim drejt Evropës. Gjermania i refuzon uljen e avionit. Udhëton më pas drejt Londrës.

Ora 1:15 Fillimisht nga SHBA, më pas nga NATO dhe BE kërkohet respektimi i qeverisë së zgjedhur nga populli.

Ora 1:20 Vazhdojnë të shtënat në Ankara dhe Stamboll.

Ora 1:50 Flet ministri i Brendshëm turk: grushti i shtetit ka dështuar dhe pucistët janë arrestuar.

Ora 2:22 Avioni me presidentin turk Erdogan në bord ulet në Stamboll

Ora 3:07 Erdogan zbret në rrugë në Stamboll dhe përshëndetet me qytetarët.

Ora 5:00 Bilanci flet për të paktën 60 të vdekur në Ankara dhe 6 në Stamboll. 750 ushtarë të arrestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura