Tensionet në Kosovë, kryetarët e dy komunave në Veri: Dhuna është e patolerueshme, jemi zgjedhur nga qytetarët në një proces demokratik dhe duhet të qeverisim lirshëm

May 29, 2023 | 17:39
SHPËRNDAJE

Pas protestave të organizuara nga serbët në veri të Kosovës, kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, shefin e misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, si edhe me ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abbott.

svecan-630x450

Sipas mediave të Kosovës, përmes një deklarate, kryetarët e dy komunave janë shprehur se tensionet e krijuara nuk i shërbejnë asnjë pale dhe kanë bërë thirrje për qetësi.

Ata kanë thënë se janë të gatshëm t’u shërbejnë qytetarëve dhe kërkuan të nisin sa më parë nga puna.

“Dhuna ka qenë dhe mbetet e patolerueshme në proceset demokratike”, janë shprehur ata.

“Jemi zgjedhur nga qytetarët në një proces të lirë dhe demokratik, ndaj, edhe kushtet duhet të krijohen që të qeverisim lirshëm dhe në bashkëpunim me ta. Andaj, ne kërkojmë që sa më parë të kthehet normaliteti, në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim”, thuhet në deklaratën e Zeqirit dhe Pecit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura