Tensionet/ Kina pezullon bashkëpunimin me SHBA-të dhe kërcënon me raketa Tajvanin

Aug 5, 2022 | 21:15
SHPËRNDAJE

Kina ka bërë të ditur se do të pezullojë bashkëpunimin me SHBA-të për ndryshimet klimatike, si dhe do të ndalojë dialogun ushtarak të nivelit të lartë si reagim ndaj vizitës së Nancy Pelosit në Tajvan.59765199_403

Më herët, Kina njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj zonjës Pelosi dhe familjes së saj në përgjigje të vizitës së saj ‘provokuese’ në Tajvan.

Pekini vazhdoi me ofensivën e tij ushtarake pasi lëshoi disa raketa balistike në drejtim të Tajvanit këtë mëngjes, katër prej të cilave fluturuan drejtpërdrejt mbi kryeqytetin Taipei në një përshkallëzim të paprecedentë.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken kritikoi stërvitjet ushtarake të Kinës, duke thënë se nuk kishte asnjë justifikim për këtë lloj reagimi të Pekinit.

126196420_taiwan_china_military_exercises_v2_2x640-nc

Deklarata erdhi pasi zonja Pelosi ripohoi mbështetjen e Amerikës për Tajvanin, duke thënë se Kina nuk do të jetë në gjendje të izolojë ishullin duke penguar zyrtarët amerikanë të udhëtojnë atje.

Pelosi, e cila ndodhet sot në Japoni për pjesën e fundit të turneut të saj në Azi, megjithatë shtoi se udhëtimi i saj në rajon “nuk kishte të bënte me ndryshimin e status quo-së në Tajvan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura