Temperaturat përvëluese në vend, sinoptikanët dalin me njoftim: Sot rrezikohen nga zjarret këto zona

Aug 1, 2018 | 13:57
SHPËRNDAJE

Instituti i Gjeoshkencave ben me dije se sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) pritet rrezik “I MODERUAR” nga zjarret në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë ndërsa në qarqet Kukës, Korçë dhe Gjirokastër “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё sotme, thuhet ne njoftim.

38126949_1128156984004813_1934705109820768256_n

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura