Televizioni gjerman ARD, reportazh me Toni Bler-ët e Kosovës (Foto/Video)

Aug 31, 2015 | 15:41
SHPËRNDAJE

Televizioni publik i Gjermanisë, ARD, ka publikuar një reportazh për dy nga nëntë fëmijët kosovarë që sot mbajnë emrin e Toni Blerit, ish-kryeministrit britanik.

blair-620x330

Bler Thaqi është 16 vjeçar dhe jeton me familjen e tij në Obiliq. Është nxënës i shkollës së mesme dhe talent i futbollit. Babai i ka vdekur para disa vitesh dhe ai me familjen jetojnë nga ndihma sociale.

Bler Thaqi luan futboll në ekipin e seniorëve të KEK-ut në Ligën e Parë të Kosovës. Ëndërr e tij është të bëhet futbollist i famshëm dhe të luajë në arenën ndërkombëtare.

toni3008

Nëna e tij ishte shtatzënë gjatë luftës në Kosovë, dhe burri i saj i kishte thënë që nëse lindte djalë do t’ia vinin emrin Bler, për nder të kryeministrit britanik që kishte bërë shumë për lirinë e Kosovës.

Toni Bler Muliqi është 14 vjeçar dhe jeton në fshatin Obri. Është fëmija më i vogël i familjes dhe i dashur për të gjithë. Po ashtu, Toni Bler Muliqi luan futboll për ekipin e Ferronikelit, në kategorinë e të rinjve.

toni30083

Axha i babait të tij, Isuf Muliqi, është kumbara i emrit të tij. Isufi që nga lufta në portofolin e tij mban një foto të përbashkët të Bill Clintonit dhe të Toni Blerit, me një shënim të vogël mbrapa ku thuhet: Këta dy njerëz na shpëtuan nga lufta e vitit 1999. Ëndërr edhe e Toni Bler Muliqit është të jetojë jashtë Kosovës, ku do të studionte dhe do të luante futboll.

toni30084Në vitin 2010, në qendër të Prishtinë, ish-kryeministri britanik i emocionuar kishte takuar të nëntë emnakët e tij shqiptarë.

Për videon klikoni këtu /Tetovasot/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura