Të shtënat në Shkodër, qëllohet në drejtim të kushëririt të deputetit socialist. Në motor me autorin dhe një femër

Jun 29, 2020 | 13:51
SHPËRNDAJE

Fatjon Harusha është 30-vjeçari i cili ndodhej në makinën tip “Hyundai”, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri paraditen e sotme në Shkodër.

“Panorama” mëson se ai është kushëri i deputetit të PS në Shkodër, Luan Harusha.

Në njoftimin paraprak nga Policia e qytetit rajonal, bëhet me dije se nga të shtënat nuk ka asnjë të lënduar.

Burimet thanë për “Panorama” se është qëlluar nga një motor, në të cilin ka pasur dy persona, një femër dhe një mashkull.

Menjëherë pas ngjarjes janë shoqëruar në Polici disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura