Të shtënat në Athinë, dora e mafies shqiptare trazon kryeqytetin grek

Jul 6, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Detaje të reja bëhen me dije me dije nga mediat greke lidhur me të shtënat që ndodhën në Athinë orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Askush nuk u lëndua nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa tre shqiptarë u vunë në pranga: 28, 29 dhe 42 vjeç. Identiteti i personave të vënë në pranga nuk u bë i ditur në raportimet e mediat greke kur ndodhi ngjarja dhe ende mbahen sekrete për publikun. Por, këtë të premte dalin në dritë detaje të reja lidhur me rrezikshmërinë e të arrestuarve.

ÁÈÇÍÁ-ÓõãêÝíôñùóç óôï Óýíôáãìá åéò ìíÞìç ôùí èõìÜôùí ôïõ ÏñëÜíôï.(Eurokinissi-ÐÁÍÁÃÏÐÏÕËÏÓ ÃÉÁÍÍÇÓ)

Sipas provave të reja që ka në duar policia e Atikës, tre të arrestuarit janë pjesë e një grupi mafioz shqiptar, që merren me prostitucion, rrëmbime, atentate dhe aktivitete të tjera kriminale. Një grup mafioz me degë edhe në vende të tjera europiane.

Është e mundur që të kemi bashkëpunim mes Forcave të Policisë së “Kontinentit të Vjetër”, pasi duket se siguria është duke u përballur me një degë serioze të mafies shqiptare, e cila në aspektin e vendit tonë duket se lidhet me persona të fuqishëm të krimit në Athinë. Ata mund t’i “punësojnë” shqiptarët për misionet e vështira, madje edhe “kontratat e vdekjes”, raporton media greke “Newsit”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura