Të rinjtë e PD-së e qëlluan me vezë, por ja çfarë poston Erion Veliaj (foto)

Jun 14, 2018 | 22:12
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Para se te futej ne degjesen publike qe mbajti me artistet, lidhur me shembjen e Teatrit Kombetar, disa te rinj te PD-se qelluan me veze mbi kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit, e ka komentuar kete veprim edhe ne rrjetet sociale, ku ka postuar ne profilin e tij ne rrjetet sociale nje foto dhe shkruan: “T’kishte Lulzim Basha nishan do kish bo noj punë në Tiranë a do kish fitu noi palë zgjedhje ??? ”

VELIAJ AKROBAT

VIDEO/ Të rinjtë e PD qëllojnë me vezë Veliajn. Kryebashkiaku: Rregulloni shënjestrën, qëlluat 10 herë por aha…

Veliaj në takimin me artistët ka reaguar dhe në lidhje me ‘sulmin’ që ju bë me vezë nga disa të rinj të FRPD.

Me batuta Veliaj tha se  duhet të stërvitet më shumë, pasi e ishin qëlluar 10 herë dhe nuk e zuri asnjë.

“Dolët huq, me atë nishan që ju çoi Luli, hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë . Kur e përballoj me sportvitet sulmin “alla ISIS”, pranoni me sportivitet batutën time, duhet të stërviteni më shumë”, tha Veliaj.

Dëgjesa publike me artistët, të rinjtë e PD qëllojnë me vezë Veliajn (VIDEO)

Një incident ka ndodhur sot para fillimit të takimit të Veliajt me artistët.

Të rinjtë e FRPD në shenjë proteste kanë goditur me vezë Veliajn.

Video është bërë publike nga zyra e shtypit të kësaj partie ku shkruan: Të rinjtë qëllojnë me vezë Erion Veliajn në shenjë proteste kundër prishjes se Teatrit Kombëtar në favor të ngritjes së kullave të klientëve të Ramës dhe Veliajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura