“Të paguar për të hyrë në garë dhe të paguar për të dalë”- Bushati komenton “rrjedhjet” tek “Bindja”: Priteshin surpriza të hidhura

May 21, 2019 | 18:07
SHPËRNDAJE

Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar tërheqjen nga gara të disa prej kandidatëve të Bindjes Demokratike ku na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet e 30 qershorit.

andi-bushati-770x379

Bushati, tha se për një parti të krijuar me shpejtësi dhe para zgjedhjeve, nuk janë çudi surpriza të tilla.

“Natyrisht, që do kemi surpriza të hidhura të këtij lloji. Për kandidatët e Bindjes mund të kemi surprizat të tilla. Se ishin gjëra të bëra në shpejtësi, një parti  e krijuar para zgjedhjeve. Një kandidat mund të jetë i futur i paguar në garë dhe po ashtu ka dalë i paguar nga kjo garë”, tha Bushati.

Analisti Bushti u ndal edhe dosja e përgjimeve 339, ku para pak kohësh u thirr për të dëshmuar në Prokurori edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Bushati u shpreh se kryeprokurorja Arta Marku ka zgjedhur të hetojë kryebashkiakun Dakon pa hapur asnjë dosje.

“Padyshim më mirë që është thirrur në prokurori kryebashkiaku i Durrësit sesa mos të thirrej, siç ka ndodhur muaj më parë. Hierarkia është vendosur për të varrosur disa dosje. Kemi këtë prokurore të zgjedhur nga votat e socialistëve që ka zgjedhur për të hetuar Dakon dhe nuk ka hapur asnjë dosje. Dosja Dako-Avdylaj, për vjedhjen dhe grabitjen e votave në Durrës, është pikërisht kjo dosje që prokurorët u lëvizën. Më shumë se kjo dosje jemi te lënia e saj mënjanë. Gjithmonë duke mos insistuar për të mos hetuar këtë dosje kanë bërë një lëvizje spektakolare. Por, e gjithë dinamike na bën shumë dyshues që nuk ka një vullnet për zbardhjen e kësaj gjëje”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura