“Të ndarë i bënim shërbim vetëm Edi Ramës”/ Deputetja e “Bashës” sqaron arsyet pse shkoi në Kuvendin e “Berishës”: Ma kërkuan edhe…

May 2, 2022 | 23:22
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka sqaruar arsyet se pse shkoi në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, kur më parë ajo ishte e pranishme në Kuvendin e 18 dhjetorit të organizuar nga Lulzim Basha.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Zhupa tha se në këtë Kuvend ishin demokratët e vërtetë. Sipas saj, zgjedhjet e 6 marsit treguan qartë se kush e ka shumicën.

Ndër të tjera, Zhupa thotë se shkoi në Kuvendin e 30 prillit edhe sepse ja kërkuan demokratët e degës që ajo përfaqëson.

“Unë kam vendosur që t’i bashkohesha Kuvendit të 30 prillit sepse aty ishin demokratët. Ishin demokratë të degës time që ma kërkuan këtë gjë. Për faktin e dytë, midis atyre që ndodhën në dhjetor dhe këtij Kuvendi, ishin zgjedhjet e 6 marsit të cilat na paraqitën një konfigurim të opozitës ku shumica ishte në njërën anë dhe pakica në anën tjetër. Të ndarë ne do bëjmë të njëjtën betejë që bëmë më 6 mars. Për vendin e dytë ose të tretë, dhe larg qoftë do të shkojmë tek ajo që parashikoi zoti Zogaj, në dy parti të ndara. Do i bënin shërbim vetëm Edi Ramës dhe demokratëve. Ndaj unë shkova atje për të dhënë shembullin tim për një proces bashkimi.

Por nuk është as akt final, pasi gjithçka do shihet se si do shkojë bashkimi si një proces në bazë. Në bazë do flas për degën time, ka një ndarje ku ka ende të papërfaqësuar brenda zgjedhjeve një grupim, një grupim që qëndronte edhe në Kuvendin e 18 dhjetorit. Ndaj është detyra ime që të garantoj që edhe ata të përfshihen në proceset e degës në vazhdimësi. Ishte e vështirë prania ime në Kuvend.

Qoftë nga pala që kërkon garanci se do jetë pjesëmarrëse brenda atyre që janë organizime të degëve. Qoftë nga ideja se isha pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit. E tejkalova veten për hir të demokratëve. Unë jam e bindur, edhe nga bisedat me kolegët, nuk besoj se do jetë vendim përfundimtar. Jam e bindur se të gjithë kolegët, siç e kanë shprehur në mbledhjet e grupit, janë për një bashkim. Janë të gatshëm të bëhen pjesë e një procesi që bashkon PD-në. Shumë prej deputetëve u deleguan në zonat e 6 marsit” – tha Zhupa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura