“Të miratohet reforma zgjedhore e 5 qershorit”- Lefter Maliqi: 11 deputetë të opozitës janë pro. Të votohet në mënyrë të hapur

Jul 9, 2020 | 18:47
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në gjashtë numri i deputetëve të opozitës parlamentare që kërkojnë miratimin e marrëveshjes për reformën zgjedhore pa ndryshime.

lefter maliqi

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi dhe deputeti i pavarur, Gjetan Gjetani i kanë bërë thirrje Ramës që të sjellin sa më parë në parlament marrëveshjen e 5 qershorit që të kalohet për votim. Maliqi ka bërë të ditur se pro miratimit të marrëveshjes janë 11 deputetë dhe ka kërkuar që të votohet në mënyrë të hapur.

Maliqi: I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale. Nëse Rama me bandat e krimit është i zoti të mundi socialistët dhe shqiptarët e ndershëm atëherë të shkojë në zgjedhje. Do fitojnë mandatin e tretë po kur të jenë në botën e tretë.  

Gjetani: Jam pro marrëveshjes së 5 qershorit dhe me deputetët e tjerë. E siguroj Ramën se janë votat për të miratuar ndryshimet dhe marrëveshjen e 5 qershorit. I bëj thirrje PS që ta kalojë në komisionin e ligjeve dhe ta sjellin në parlament sa më shpejt marrëveshjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura