“Të gjitha në funksion të patronazhimit socialist”/ Deputeti i PD reagon pas skandalit me listën e rrogave: Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit

Dec 22, 2021 | 12:13
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të listës me rrogat e qytetarëve shqiptarë ne institucionet publike dhe private.

belind kellici

Sipas tij edhe ky databeze, së bashku me ‘Tatimet’, ‘QKR’, ‘e-Albania’, ‘Shqipëria që duam’ janë në funksion të patronazhimit socialist.

Deputeti Këlliçi thotë se kjo është mëndësi kontrolluese diktatoriale.

“Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën.

Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist.

Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë.

Si qëmoti edhe tani, e njëjta mendësi kontrolluese diktatoriale. Pikërisht nga ai që do hapi Ballkanin me koka peshku. Si një pijanik tavolinash të fryra, që pasi i vishen sytë nga avujt e alkoolit, ia nis të diskutojë me pathos edhe për gjeopolitikën”, shkruan Këlliçi në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura