Guvernatori Gent Sejko flet për vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë për shoqëritë e Mikrokredive: U pezulluam licencat

May 8, 2024 | 17:05
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka reaguar në lidhje me shoqatat e mikrokredive, duke sqaruar arsyet pse nuk kanë revokuar licencat pas shkeljeve të konstatuara, por vetëm i kanë pezulluar.

Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë nuk ka atribut hetimin e mashtrimit financiar, ndërsa shtoi se arsyeja pse nuk kanë pezulluar licencat ka të bëjë me faktin se një vendim i tillë do të nxirrte portofolin e këtyre klientëve, jashtë regjistrit të kredisë që administrohet nga banka qendrore.

Në këtë mënyrë, thotë guvernatori, do të krijohej perceptimi se do të faleshin kreditë dhe se do të ishte një precedentë në bankë, duke të rritur kreditë me probleme.

Ai u shpreh gjithashtu se “revokimi i licencës nuk do të ndihmonte qytetarët, sepse kontrata e kredisë është titull ekzekutiv e cila kalon përmes gjykatës dhe zgjidhet me procedura përmbarimore. Pra nuk i zgjidh banka ose kompania, por janë procedurat përmbarimore”.

“Nuk kemi një informacion zyrtar, ajo që kemi bërë brenda kërkesave dhe rregullave, kemi marrë masat sipas kërkesave në bazë të gjetjeve dhe shkeljeve të cilat ishin të natyrës ligjore dhe rregullative brenda kuadrit ligjor që ka banka qendrore, që nuk kanë lidhje me mashtrimin financiar sepse ne nuk kemi atribut hetimin e mashtrimit financiar. Mashtrimi financar hetohet nga Prokuroria dhe Gjykata me vendime.

Bazuar në gjetjet dhe shkeljet, kemi marrë dhe masat për pezullim licence. Nuk është revokuar licenca sepse do të nxirrte portofolin e këtyre klientëve jashtë regjistrit të kredisë që administrohet nga banka qendrore.

Nxjerrja e këtyre klientëve që jo të gjithë janë jo performues, jo të gjithë paguajnë. Një pjesë kanë vështirësi pagesë, kjo do të bënte që të krijohej perceptimi se kreditë falen, do të krijonte një precedentë në bankë dhe një bumerang për të rritur kreditë me probleme. Por do të sillte dhe problematika që ata klientë që kanë paguar do të mbeteshin të listuar për keq, ata që nuk kanë paguguar nuk do të ndiqeshin. Pra, problematika nuk do të zgjidhej.

Ajo që është problemi më i madh për të theksuar, se shqetësimin që dëgjoj nga media është se revokimi i licencës do të ndihmonte qytetarët. Revokimi i licencës nuk do të ndihmonte qytetarët, sepse borxhi është titull ekzekutiv, kontrata e kredisë është titull ekzekutiv e cila kalon përmes gjykatës dhe zgjidhet me procedura përmbarimore. Pra nuk i zgjidh banka ose kompania, por janë procedurat përmbarimore. Revokimi i licencës nuk do të kishte asnjë lehtësim në zgjidhjen e problemit të këtyre klientëve që kanë probleme.

Natyrisht është një problem social dhe ne jemi sensitivë, dhe BSH ka marrë masa brenda kërkesave të saj ligjore dhe rregullative, në funksion të ndihmesës së problematikave që kanë klientët.

Praktikisht ankesat që kanë ardhur te ne lidhen me procedurat përmbarimore. Në harkun e 2016-2024, kemi marrë rreth 85 kërkesa në total për këtë kompani. Në dy vitet e fundit, 35 kërkesa që lidhen me procedura përmbarimore që janë jashtë tagrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Edhe detyrimi, në momentin që kalon në gjykatë, është e përcaktuar me vendim gjykate dhe ankesat që kanë klientët kanë lidhje me procedurat përmbarimore, që nuk e zgjidhim ne si bankë qendrore. Natyrisht duhet një koordinim midis institucioneve. Kam biseduar së fundmi dhe me ministrin e Drejtësisë dhe me institucione të tjera për t’i bërë një përcaktim më të sajtë ligjor ndryshimeve të ligjit për përcaktimin e procedurave përmbarimore, ose ligjin për fajdet me ministrin e Financave kemi biseduar për gjithçka që ka lidhje me këtë proces”, tha Sejko.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura