Motra e Afërdita Dreshajt, Jehona feston sot ditëlindjen. Dhe në këtë ditë të rëndësishne për të nuk mund të mungonte urimi i modeles, e cila ndau me ndjekësit disa momente të veçanta me motrën e saj.
Duke treguar se Jehona është gjysma e saj, Afërdita Dreshaj postoi në InstaStory disa video dhe foto nga udhëtimet në vende të ndryshme.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Të dua më shumë se ajri,”- e uroi modelja të motrën.
Ndërsa zbuloi edhe një “sekret”, duke zbuluar pse kjo ditë është kaq e rëndësishme për të.
Afërdita Dreshaj tregoi se është njohur me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl në ditëlindjen e Jehonës.
“ Në ditëlindjen e saj unë takova bashkëshortin im,”- shkroi modelja.