Të drejtat e njeriut, manual për Policinë

Apr 27, 2015 | 9:52
SHPËRNDAJE

Në Akademinë e Policisë së Shtetit, Instituti Europian i Tiranës prezantoi Manualin e trajnimit të efektivave të Policisë lidhur me respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

foto ilustruese e policise Rrugore

Drejtoresha Ekzekutive e Institutit Europian të Tiranës prezantoi projektin në kuadër të të cilit u hartuar ky Manual, si edhe aktivitetet kryesore të ndërmarra në kuadër të tij si organizimi i vizitave të monitorimit nga ana e IET-it në njësitë e Policisë për vlerësimin e kushteve dhe garantimin e të drejtave të personave të shoqëruar, ndaluar apo arrestuar në këto njësi.

Drejtori i Akademisë së Policisë, Bilbil Mema, e cilësoi Manualin si një mjet të rëndësishëm në ndihmë të respektimit të të drejtave të njeriut dhe në kuadër të përmbushjes së disa standardeve europiane për anëtarësimin në BE.

Autorët e Manualit, nisur nga problematikat e vërejtura në ambientet e ndalimit të personave nga Policia e Shtetit, theksuan se respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut është një ndër elementet bazë të një shteti dhe të një qeverisjeje demokratike.

Nga ana tjetër, ushtrimi i funksioneve dhe përgjegjësive të Policisë së Shtetit për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike është i lidhur ngushtë me trajtimin njerëzor të personave të ndaluar apo të arrestuar gjatë shoqërimit, mbajtjes në ambientet policore, marrjes në pyetje nga shërbimi i policisë gjyqësore, deri në shqyrtimin dhe caktimin e masës së sigurisë nga gjykata dhe lirimin apo transferimin e tyre për në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura