Të dënuarit kërcënuan me grevë urie, Avokati i Popullit: Të mbyllet burgu i Burrelit

Nov 20, 2018 | 12:18
SHPËRNDAJE

Nje dite pasi te burgosurit qe vuajne denimin ne Burgun e Burrelit kercenuan me greve urie per shkak te kushteve skandaloze ne qeli, vjen reagimi i Avokatit te Popullit.

BURGU-BURREL

Permes nje dekarate per mediat, AP ka theksuar se pas inspektimeve ka kërkuar mbylljen e burgut të Burrelit për shkak  të kushteve të vështira dhe të përshtatshme për kryerjen e funksioneve.

“Prej tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme”- thote AP.

Reagimi i Avokatit të Popullit

Menjëherë pas sinjalizimit në linjën tonë të dedikuar nga të burgosur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Burrel, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë mbërritur në këtë burg ku mësohet se disa të dënuar po refuzojnë ushqimin në kuadrin e një greve urie të shpallur prej tyre.

Ekipi i Avokatit të Popullit në mision faktmbledhës, ka arritur të sigurojë deklarime nga 18 të dënuar të sektorit të sigurisë së lartë në këtë institucion.

Nga deklarimet është konstatuar se: disa vuajtës të dënimeve për vepra të ndryshme në këtë burg kanë nisur me refuzimin e vaktit të drekës si shenjë e shpalljes së një greve urie në shenjë proteste për mosplotësimin e një numri kërkesash të tyre.

Shkaqet kryesore të këtij refuzimi përfshijnë kushtet e këqia të jeteses në këtë institucion të vuajtjes së dënimit të cilat lidhen me infrastrukturën e vjetëruar dhe te amortizuar të këtij burgu.

Gjithashtu, të dënuarit ngrenë pretendime mbi cilësinë e trajtimit ushqimor që u jepet në këtë institucion, për mungesën e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve, për procedurat e transferimit nga burgje të tjera për në burgun e Burrelit, etj.

Drejtuesit e burgut të Burrelit janë aktualisht në negociata me pjesëmarrësit në grevë dhe janë informuar mbi protokollin e saj.

Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendjen e publikut por edhe të autoriteteve përgjegjëse, se prej të paktën tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të këtij institucioni e është kërkuar nga ana e institucionit tonë mbyllja e burgut të Burrelit për shkak të kushteve të tij vërtet të vështira dhe aspak të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të veta në mënyrë dinjitoze.

Avokati i Popullit nënvizon se ndonëse në disa prej institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale anembanë Republikës vërehen përpjekje për përmirësim të infrastrukturës dhe kushteve, zgjidhja tërësore dhe pa asnjë përjashtim e problemit të atyre burgjeve që ende nuk arrijnë të marrin “notë kaluese” për sa u përket kushteve që ofrojnë për qytetarët që kryejnë dënimet në to, mbetet një sfidë për autoritetet tona përgjegjëse.

Kercenimi me greve

Rreth 15 të dënuar të burgut të Sigurisë së Lartë Burrel dhe disa gardianë ankohen për kushtet në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Të burgosurit kanë paralajmëruar grevë urie, ndërkohë gardianët kërkojnë rrobat e punës dhe pagesën e orëve shtesë.

Të dënuarit kanë nënshkruar një peticion drejtuar Drejtorisë së Burgut dhe kërkojnë kushte më të mira në dhomat e izolimit dhe mjediset e tjera. Ata pretendojnë se dhomat prej shumë kohësh nuk janë lyer. Sipas tyre, probleme ka edhe në kuzhinë, korridore, tualete dhe ambientet e tjera të burgut.

Janë të dënuar me mbi 20 vjet heqje lirie që ankohen se nuk janë siguruar kushtet më minimale në këtë institucion. Burime pranë administratës së Burgut të Burrelit sqaruan se të burgosurit kanë shprehur shqetësimin për kushtet e këqija, me të cilat përballen çdo ditë teksa vuajnë dënimin. Ata kanë deklaruar se në rast se nuk përmirësohet shërbimi në ambientet e burgut, do të hyjnë në greve urie, pa afat.

Dje gjatë orëve të paradites drejtori i Brugut Fatjon Kurti ka kontaktuar me disa nga të dënuarit dhe i ka garantuar ata se shumë shpejt kërkesat e tyre do të hyjnë në rrugën e zgjidhjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura