Të dënuar për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 3 persona në Fier (EMRAT)

Apr 20, 2024 | 16:39
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Eriol Ndoni, 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

policiaA

Gjithashtu ka ndaluar Orial Murati, 36 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

Në flagrancë është arrestuar dhe shtetasi A. S., 24 vjeç, banues në fshatin Graçan, Mallakastër, pasi është kapur në lëvizje, në Ballsh, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij, nga Gjykata.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura