“Të dënuar nga kryeministra, minstra e deputetë. Mos shkofshim deri aty po…”/ Taulant Balla sjell rastin e Rumanisë: As Shqipëria nuk do bëjë përjashtim

Jun 14, 2021 | 12:09
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke iu referuar rastit të Rumanisë, ku gjykatat kanë dhënë dënime apo kanë hetuar nga kryeministra, ministra apo deputetë, u shpreh se as Shqipëria nuk do bëjë përjashtime si vendet e tjera që kanë kaluar në këtë proces.

Sa i takon procedimeve të nivelit të lartë, politikanëve, as Shqipëria nuk do bëjë përjashtim nga vendet e tjera që kanë kaluar në këtë proces si Rumania e Kroacia.

Mund t’ju jap vetëm një shifër, mos shkofshim deri aty po pse jo, para 7-8 vitesh në Rumani ishin të dënuar nga kryeministra tek ministra, nga senatorë e deputetë me një numër të konsiderueshëm.

Edhe në Shqipëri në fakt se ne gjithmonë i kalojmë, ka ish-ministra në dyert e gjykatave, ka prokurorë të përgjithshëm që janë dënuar në një shkallë të gjyqësorit apo dhe në shkallën e parë të gjyqësorit, dhe natyrshëm që është procves që do vijojë e rëndësishme që kemi garantuar gjënë më të rëndësishme, koha kur politika emrëronte apo kishte kompetenca në emërtesa ka përfunsuar një herë e përgjithmonë”, tha Balla në Kuvend.

Duke iu referuar raportimeve në Parlament të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreut të SPAK, Arben Kraja, Balla tha se ato janë tregues për pavarësinë që kanë këto institucione.

“Duhet të vijojmë ta konsolidojmë këtë rritje e forcim të pavarësisë së insitutucioneve tuaja, mos harrojmë që këshilli i lartë i drejtësisë së dikurshme ishte një institucion tek i cili zhvilloheshin ankdande për emërimet e gjyqtarëve e në këtë kuvend përmendeshin vlerat e vendeve të punës për gjyqtarë në Tiranë , nëpër rrethe e ndërkohë që falë kësaj reforme në drejtësi dhe integritetit të dy institucioneve ne kemi sot vendimmarrjet e duhura, emërtesat e duhura masat disiplinore të duhura ndaj kujtdo gjyqtari apo prokurori që dëmton integritetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë.

Dikur në prokuroritë e Saliut dhe Ilir Metës niveli i personave të marrë në hetim nuk e kalonte 12% , ky është vetëm fillimi, askush mos të thotë që ky është niveli më i lartë që kemi arritur”, u shpreh Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura