Të ardhurat doganore rriten 24% për 4 mujorin e parë

May 11, 2022 | 11:33
SHPËRNDAJE

Të ardhurat doganore në 4 mujorin e parë të vitit 2022 janë realizuar në masën 65.5 miliardë lekë nga 52.8 miliardë lekë të realizuara në IV mujorin e parë të vitit 2021, ose rreth +12.7 miliardë lekë (rreth 120 mln dollarë më shumë ose rreth + 24%).

about

Sipas burimeve zyrtar, në krahasim me planin katër mujor, të ardhurat janë realizuar 2.2 miliardë lekë më shumë ose rreth 22 milionë dollarë më shumë. Duhet theksuar se krahasimi bëhet me planin e rishikuar në muajin Mars, pasi krahasuar me planin e fillim vitit shuma e tejkaluar është rreth 7 miliardë lekë (rreth 70 milionë USD).

Doganat theksojnë se vetëm për muajin Prill 2022 janë realizuar rreth 1.7 miliardë lekë më shumë se plani dhe rreth 2.6 miliardë lekë më shumë se Prill ‘21.

Sipas doganave katër-mujori Janar-Prill 2022 ka realizmin më të lartë të çdo katër-mujor që prej vitit 2013, megjithëse i ndikuar nga situata e pandemisë dhe një krizë e zgjatur që prej dy vitesh:

Faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, sipas doganave janë krahasuar me një vit më parë:

  • Taksa Doganore, + 300 milionë lekë më shumë nga importi i mallrave me origjinë kryesisht Kinë;
  • Akciza, Në total +1 miliardë lekë qe ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 100 ton; birra ka dhënë efekt me rreth 50 milionë leke me shume
  • TVSH, në total, krahasuar me katër-mujorin 2021 ka dhënë rreth 10,6 miliardë lekë me shumë, e stimuluar kryesisht nga rritja e importit të energjisë elektrike, metalet baze, rritje e çmimeve të karburantit dhe rritje nga mallrat e konsumit të përgjithshëm.
  • Renta, +648 milionë lekë për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth 70%./MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura