Tani e thërrasin “Shoqja Britney”, këngëtarja e njohur bën thirrje për ri-shpërndarje të pasurisë

Mar 25, 2020 | 13:06
SHPËRNDAJE

Britni SpearsBritney Spears ka përforcuar një thirrje për grevë dhe rishpërndarjen e pasurisë në SHBA në një postim në Instagramin e saj.

Spears, 38 vjeç, ndau një grafikë të shkrimtares Mimi Zhu, e cila përfshinte rreshtin: “Ne do të ushqejmë njëri-tjetrin, do të ri-shpërndajmë pasurinë, do të bëjmë grevë”. Spears përdori grafikun: “Izolimi lëviz përtej mureve” dhe shtoi tre emoji me trëndafila të kuq, një simbol i lidhur me kauzën socialiste në internet.

Në postimin e Zhu thuhej: “Gjatë kësaj kohe izolimi, ne kemi nevojë për lidhje tani më shumë se kurrë. Telefononi të dashurit tuaj, shkruani letra virtuale. Teknologjia si komunikim virtual, publikimi dhe transmetimi janë pjesë e bashkëpunimit tonë në komunitet. Ne do të mësojmë të puthemi dhe të përqafojmë njëri-tjetrin përmes valëve të uebit.

Ne do të ushqejmë njëri-tjetrin, do të ri-shpërndajmë pasurinë, të bëjmë grevë… Izolimi lëviz përtej mureve. Ne ende mund të jemi bashkë”. Zhu shkroi në “Twitter” se ajo ishte vërtet mirënjohëse që Spears kishte ndarë postimin – megjithëse ajo ia ka atribuuar – dhe theksoi rëndësinë e kreditimit të artistëve për punën e tyre.

“Në fund të ditës, unë mendoj se kjo është qesharake dhe e ëmbël, dhe unë jam e lumtur që puna ime e preku atë sepse ajo më ka ndikuar shumë ndërsa unë po rritesha – Komande (shoqja) Britney është një ikonë dhe unë jam e lumtur që jemi të lidhur në këtë gjatësi vale”.

Spears nuk e kontrollon vetë pasurinë e saj ose vendimet e biznesit. Ajo ka qenë nën kujdestarinë e babait të saj që nga shkurti i vitit 2008, kur u regjistrua në një repart psikiatrik pasi kaloi një krizë publike. Ajo pati një shkëputje nga ana profesionale që nga janari 2019, siç raportohet, për shkak të shëndetit të dobët të babait të saj.

Këtë javë, Spears mori pjesë në “#DoYourPartChallenge” (bëj pjesën tendë në sfidë)në Instagram, duke inkurajuar fansat në nevojë gjatë pandemisë koronavirus që t’i thoshin nëse kishin nevojë për ndihmë për të blerë ushqim ose furnizime për fëmijët e tyre. Spears ka bërë disa deklarata politike gjatë karrierës së saj 21-vjeçare në muzikën pop. Në vitin 2017, ajo inkurajoi fansat t’i kërkonin Kongresit të miratojë “Dream Act” (Aktin e ëndrrës). Ajo mbështeti George W Bush gjatë luftës në Irak dhe në vitin 2001 u regjistrua në Luiziana si republikane.

(Marrë nga ‘The Guardian’)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura