Talenti Iviç do të përfaqësojë Kosovën, tërbohen mediat serbe. Shikoni çfarë shkruajnë

Feb 20, 2020 | 17:25
SHPËRNDAJE

Një lojtar me origjinë serbe, Ilja Iviç ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën U-19, duke u bërë futbollisti i parë serb që do të luajë me dardanët.

Ilija-Ilic

Ky lajm ka tërbuar mediat serbe të cilat deklarojnë se Iviç është serbi i parë që do të përfaqësojë shtetin e rremë dhe shtojnë se ky do të jetë një turp i madh.

“Serbi i parë që do të prezantojë shtetin e rremë! Ilija Iviç do të veshë të ashtuquajturën fanellë të Kosovës”, është titulli me të cilin media serbe “Informer”.

Iviç është 17 vjeç dhe vjen nga qyteti i Gracanicës, afër Prishtinës, në të cilin banojnë kryesisht serb. Ai luan me skuadrën e KF Flamurtari në Superligën e Kosovës, ndërkohë ftesën për të luajtur me Kosovën U-19 ai e mori nga trajneri Ramiz Krasniqi, për të cilin nuk ka rëndësi kombi apo feja e dikujt për aq kohë sa është një talent i madh.

Mirëpo, 17 vjeçari e ka një përgjigje në lidhje me diskutimet që bëhen për çështjen etnike të tij: “Unë kam qenë pjesë e Flamurtarit për 3 vite dhe ndihem në shtëpi. Të gjithë më kanë pranuar dhe gjithçka është në rregull. Për mua është një ndjenjë e mirë, sepse puna dhe cilësia ime janë vlerësuar. Kjo më jep një shtysë edhe më të madhe për të vazhduar më tej”, u shpreh Iviç.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura