Taksisti shqiptar vjedh dhe plagos me armë zjarri dy të huaj

Oct 25, 2020 | 9:30
SHPËRNDAJE

Dy shtetas të huaj po dyshohet se janë plagosur me armë zjarri nga shoferi i një taksie në Prishtinë, raporton Express.

shiriti-i-policise-1481917727-3205412-780x439-650x358-600x358

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Prishtinë, derisa dy shtetasit e huaj kanë raportuar në Policinë e Kosovës se shoferi i një taksie ua ka grabitur telefonat dhe i ka plagosur me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Prishtinë 24.10.2020 – 13:30. Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Ndërkohë policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura