Takimi në Elbasan/ Regjia ndërpret transmetimin, Blushi vërshëllehet nga salla

Mar 4, 2016 | 16:37
SHPËRNDAJE

Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me strukturat në qytetin e Elbasanit.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe deputeti Ben Blushi, i cili ka pasur një incident brenda sallës.

1 (1)

Situata mësohet të ketë qenë kjo: Pasi ka përfunduar fjalën e tij të gjatë kryeministri Edi Rama, regjia qëndrore ka shkëputur lidhjen për mediat dhe gazetarët janë nxjerrë nga salla jashtë.

Në këtë kohë, para të pranishmëve është çuar për të folur zv/kryeministri Niko Peleshi.

Teksa ky fliste, Ben Blushi është futur brenda në sallë por në këtë moment, nga salla ka pasur vërshëllima dhe irritim, si shenjë kundërshtie për praninë e Blushit aty.

Por Blushi gjithsesi e ka marrë fjalën para socialistëve të Elbasanit.

Edhe pse regjia nuk ka lejuar që të transmetohet në media, ndoshta për të shmangur një përplasje live mes tij dhe Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura