Takimi i Yuri Kim me kryeministrin Rama, ja çfarë shkruan ambasada amerikane

Jan 31, 2020 | 12:35
SHPËRNDAJE

rama + ambasadorja amerikane

Ambasada Amerikane ne Tirane jep detaje lidhur me takimin e sotem qe ambasadorja Yuri Kim zhvilloi me kryeminstrin Edi Rama, ne godinen qeveritare.

Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, Ambasada e SHBA-se, shkruan se “Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët”.

Postimi i ambasades amerikane

Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta. #ShbaQendronKrahShqiperise

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura