Takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s, Borrell: Pjesë e diskutimeve dhe Ballkani Perëndimor! KFOR-i dhe EULEX-i do vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në veri të Kosovës

Nov 28, 2023 | 17:14
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur për mediat pas takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, ku u shpreh se një sesion paraprak kanë folur për Ballkanin Perëndimor.

borrell

Borell është shprehur se bashkëpunimi mes KFOR-it dhe EULEX-it do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në veri të Kosovës, zonë e cila sipas tij, po “përballet me momente të vështira”.

Ndër të tjera Borrell ka theksuar se anëtarët e Bashkimit Evropian janë të angazhuar për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë sesion ne folëm për Ballkanin Perëndimor. Ju e dini se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian, shumë anëtarë të bllokut janë të angazhuar për stabilitet në këtë rajon dhe shumë shtete të këtij rajoni janë kandidate.

Stabiliteti i tyre, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme për ne. Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës. Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fortë me KFOR-in dhe po përballen me momente të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet dhe siguri në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, ka thënë Borrell para gazetarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura