VIDEO/ Tjetër gol spektakolar nga goditja e dënimit, mesfushori shqiptar dhuron “show” në Turqi

May 5, 2024 | 8:17
SHPËRNDAJE

Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, duket se është “abonuar” me golat spektakolar nga goditja e dënimit. Të radhës e realizoi ditën e sotme në duelin ndaj Samsunsporit të Arbnor Mujës.  

Bardhi

Trabzonspori i Bardhit u mposht me shifrat 3-1, teksa mesfushori shqiptar e realizoi golin nga goditja e dënimit në minutën e 32-të. 

Për 28-vjeçarin ky ishte goli i 7-të në këtë sezon në kampionatin turk, ndërkohë për sa i përket Mujës, ai u aktivizua në minutën e 67-të të sfidës, por pa mundur të lerë gjurmë.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura