Tahiri: Thirrjet për dënim me vdekje, pasi qytetarët s’kanë besim te drejtësia

Jul 7, 2015 | 14:46
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i vlerëson zërat për rikthimin e dënimit me vdekje, pas ngjarjes së Dukagjinit, si mosbesim të qytetarëve te drejtësia.

Saimir Tahiri

Në një postim në faqen e tij në facebook, ministri shkruan se ka propozuar dy nisma të reja për politikat penale, që kanë të bëjnë me bashkimin e dënimeve kur autori kryen më shumë se një vepër penale.

Kjo do të thotë se dënimi për të do të jetë më i rëndë nga ai me sistemin aktual.

Statusi i Tahirit

 

Thirrja per denim me vdekje? Nuk eshte instikt hakmarres, por shenja me e forte e mosbesimit ndaj drejtesise e nxitja me e madhe per reforme.

Keshtu i kuptoj secilin prej qindra ne mos mijera qytetaret qe me kane shkruar keto dite lidhur me arrestimin e te dyshuarit kryesor per vrasjen e dy turisteve ne Dukagjin.

Gjithkush qe ka sugjeruar si rrugezgjidhje rikthimin e denimit me vdekje, ne themel nuk kerkon hakmarrje, por drejtesi.

E mosbesimi se drejtesia nuk do beje drejtesi, ben qe shume njerez te besojne se vetem rikthimi i denimit me vdekje eshte drejtesia fundore.

Nuk mund te zgjedhim rrugen me te thjeshte.

Duhet te reformojme sistemin e drejtesise, nderkohe qe na duhet te monitorojme me sa me shume sy, cdo vendim te cdo gjyqtari ne vend e te denoncojme cdo abuzim.

Policia ka filluar te ndjeke ecurine e cdo ceshtjeje te filluar saj, duke perfshire edhe procesin gjyqesor. Sepse puna e policise nuk mbaron kur i vihen prangat autorit te dyshuar, por atehere kur ai merr vendimin e gjykates.

Kjo eshte puna monitoruese, qe i sherben edhe policise per te permiresuar cilesisht detyren e saj.

Nderkohe kam propozuar zyrtarisht dy nisma, te cilat shpresoj do t’i nenshtrohen debatit nga ekspertet e institucioneve perkatese por edhe te reformes ne sistemin e drejtesise.

Propozimi i pare sjell bashkimin mekanik (matematikor) te denimeve. Sot ka bashkim me perthithje, qe do te thote denimi me i madh perthith denimin me te vogel. Nqs propozimi do miratohet, autori do denohet me bashkimin matematikor te te dy denimeve per te dyja (ose me shume) veprat penale qe ka konsumuar.

Propozimi i dyte parashikon Regjimin e Perforcuar te Vuajtjes se Denimit. Kjo do sjelle vecimin e te denuarve me rrezikshmeri te larte kriminale, duke hequr cdo mundesi qe te rikthehen ne shoqeri si kriminele me te stervitur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura